Barazim në derbin e Premierligës, Chelsea mbetet në vendin e katërt
Manchester United dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 36-të të Premierligës.
“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në epërsi me golin e Juan Mata në minutën e 11-të të ndeshjes.
Mata's goal against Chelsea ⚽️ pic.twitter.com/vq3dCUugFE
— Erick (@mrsoccereditor) April 28, 2019
Golin e barazimit e shënoi Marcos Alonso në minutën e 43-të të ndeshjes.
Alonso's goal against Manchester United ⚽️ pic.twitter.com/Vhikh2P728
— Erick (@mrsoccereditor) April 28, 2019
Me këtë barazim, Chelsea është në vendin e katërt me 68 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe tri më shumë se Manchester United. /IndeksOnline/