Prishtina nuk lejon befasi, mposht Drenicën
Prishtina ka mposhtur Drenicën me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës.
Skuadra nga kryeqyteti kaloi në epërsi në minutën e 27-të me golin e Arsim Thaqit.
Rezultatin e dyfishoi Mario Morina në minutën e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm për skuadrën nga Skenderaj e shënoi Osman Meziu në minutën e 61-të.
Me këtë fitore, Prishtina është e dyta me 68 pikë, aq sa ka Feronikeli në vendin e parë, derisa Llapi në vendin e tretë me dy pikë më pak.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina është mysafir i Drirës derisa Drenica pret Feronikelin. /IndeksOnline/