75 Mall Live Search
22:26 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Torino ia humb shpresat Milanit për në Ligën e Kampionëve

Milani me shumë gjasë do të mungoj edhe një vit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra rosonere është mposhtur nga Torino me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 34-të të Serie A.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Andrea Belotti në minutën e 58-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Berenguer në minutën e 69-të pas një gabimi në mbrojtje.

Me këtë humbje, Milani bie në pozitën e gjashtë me 56 pikë, aq sa ka edhe Torino dhe Atalanta dhe dy pikë më pak se Roma. /IndeksOnline/