Aksidenti në Bajçinë të Podujevës, Policia jep detajet
Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar gjatë një aksidenti në fshatin Bajçinë të komunës së Podujevës.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.
Sipas saj, i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pas plagëve të marra nga aksidenti.
“Rreth orës 20:30 ka ndodhë një aksident trafiku në fsh. Bajçinë të Podujevës, ku e përfshirë ka qenë një veturë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, njëri prej tyre nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo. /Indeksonline