75 Mall Live Search
23:15 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Rezultatet e para të zgjedhjeve në Spanjë, sinjale pozitive për Kosovën

Sipas rezultateve të para nga zgjedhjet parlamentare në Spanjë, Partia Socialiste e kryeministrit aktual, Pedro Sanchez ka korrur fitore dhe pritet që në koalicion me partitë e tjera përsëri të jetë në krye të Qeverisë së Spanjës.

Është lajm i mirë për Kosovën, pasi që në momentin kur socialistët janë vendosur në krye të qeverisë spanjolle ka pasur lëvizje të vogla pozitive sa i përket çështjes së njohjes së shtetit të Kosovës.

Këto lëvizje shumë të vogla kanë dhënë sinjale pozitive në krahasim me udhëheqjen e kaluar nga të djathtët e Partido Popular  apo (Partia Popullore) dhe Mariano Rajoy.

Këta të fundit ishin ndër përfaqësuesit shtetëror që vazhdonin të mos-pajtoheshin që Spanja të njoh pavarësinë e Kosovës./Indeksonline/