Hoti: Duke e ditur qëndrimin e Gjermanisë, plani për korrigjimin e kufijve do të mbyllet si ide
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Samiti i Berlinit është një ngjarje me rëndësi për të filluar një dinamikë të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Hoti beson se plani për korrigjimin e kufijve do të mbyllet si ide, transmeton Indeksonline.
Tutje i njëjti shtoi se Kosovës i duhet një marrëveshje me Serbinë që e bën përgjithmonë të pamundur konfliktin në mes të dy shteteve.
Postimi i plotë:
Samiti i Berlinit eshte ngjarje me rendesi per te filluar nje dinamike te re drejt normalizimit te marredhenieve ndershteterore ne gjithe Ballkanin Perendimor.
Duke e ditur qendrimin e Gjermanise lidhur me dialogun ne mes te Kosoves dhe Serbise, besoj se plani i mbrapshte per korrigjim te kufijve do te mbyllet si ide.
Neve na duhet nje marreveshje me Serbine qe e bene pergjithmone te pamundshem konfliktin ne mes te dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merre pergjegjesine per krimet e bera ne Kosove.
Duke e korrigjuar i kufirit nuk sigurohet nje marreveshje e tille.