Nën kërcënimin e sëpatës, pronarit të lokalit në Kaçanik i vidhen para
Viktima në fshatin Doganaj në Kaçanik ka raportuar se derisa ishte duke mbyllur lokalin e tij, një person i panjohur dhe i maskuar, nën kërcënimin e sëpatës i ka grabitur para kesh.
I njëjti është larguar në drejtim të panjohur, kurse nuk raportohet për lëndime teksa rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/