75 Mall Live Search
12:32 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Mbipesha me shumë rreziqe, ndër to edhe për vetë jetën

Presioni i lartë i gjakut dhe diabeti janë rreziqet më të mëdha që shfaqen tek personat të cilët kanë mbipeshë në moshë të mesme, dhe ndikon që shansi për të vdekur më herët të jetë 50%, thuhet në një studim që është bërë në 2.8 milionë njerëz.

Hulumtimi tregon që njerëzit me mbipeshë i shfaqen rrezikut që të kenë sëmundje serioze në të ardhmen, me 12 herë më shumë shanse për diabet, 22 herë më shumë rrezik për frymëmarrje gjatë gjumit dhe gati katër herë më shumë shanse për sulm në zemër, krahasuar me ata që kanë peshë normale.

Studimi i 2.8 milionë njerëzve, nga pacientë të spitaleve, është prezantuar në Kongresin Evropian, në Glasgow, në një përpjekje për t’i motivuar njerëzit që të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre. Madje edhe një person me pak peshë mbi normale, ka rrezik që të ketë probleme shëndetësore në të ardhmen, me presionin e gjakut dhe zemrën.

Personat që vuajnë nga mbipesha, kanë 50% më shumë rrezik që të vdesin para plakjes. Ndërsa personat të cilët janë nënpeshë, sipas studimit nuk ekziston ndonjë rrezik të vdekjes së hershme.

Studimi ishte bërë nga Novo Nordisk, kompania farmaceutike daneze, e cila merret me studimin e insulinës për diabet.

Profesori Nick Finer, i cili është pronari i kompanisë, gjithashtu edhe profesor nderi në Kolegjin Universitar të Londrës, tha që ekziston një lidhje tashmë e dukshme e mbipeshës dhe sëmundjeve si diabeti, presioni apo sulmet në zemër.

“Personat që kanë mbipeshë, duhet të konsultohen me doktorët e tyre sa më shpesh që të jetë e mundur, në mënyrë që t’i zbulojnë sëmundjet sa më herët.

Hulumtimi ka zgjatur për 10 vite, dhe janë analizuar katër kategori të peshës, nga ajo normalja, tek ekstremi i mbipeshës.

Autorja e studimit, Christiane Lundegaard Haase, e cila gjithashtu është pjesë e ekipit hulumtues, tha se “ me numrin e personave në mbipeshë po trefishohet, gjetjet tona kanë një rol të madh në shëndetin publik. Ky studim na shërben që të kujtojmë ,të paktën një herë, se sa e dëmshme është mbipesha, dhe çfarë është në gjendje të shkaktojë ajo”.

Dr. Katarina Kos, lektore në Universitetin e Shkollës Mjekësore të Exeterit, tha se ky studim tashme e ka konfirmuar atë që dihet, lidhjen e mbipeshës me vdekjen e parakohshme.

“Duke i ditur rreziqet e mëdha të mbipeshës, është koha që të largohemi nga mendimi, se mbipesha është thjesht një zgjidhje që e bën një person” tha ajo. “Në vend të kësaj, ne duhet të marrim përgjegjësi për të ardhmen e shëndetit tonë. Ne nuk mund thjeshtë të mendojmë se do jetojmë si duam. Ky studim tregon se në fakt mbipesha është çështje jetësore”.

Shkencëtarët dhe doktorët që morën pjesë në këtë studim, thanë se çdo person që vuan nga mbipesha, duhet të ketë kujdes të shtuar për shëndetin, të tentojë të humbas peshë, ose të paktën të bëjë kontrolle rutinë tek doktori.