United seriozisht pas Oblak, gati ta paguaj klauzolën
Manchester United po konsideron me seriozitet pagimin e klauzolës prej 120 milionë eurosh te Atletico Madridit për të siguruar shërbimet e Jan Oblak.
26 vjeçari nënshkroi një kontratë të re në Atleticon në prill , por klauzola e tij e blerjes u rrit vetëm me 20 milionë euro për një shifër që hierarkia e United beson se do të ishte ende një vlerë e shkëlqyeshme për një lojtar që konsiderohet si një nga më të mirët në botë.
Me një vit të mbetur në kontratë, David de Gea me shumë gjasë do të largohet përfundimisht nga skuadra e Premierligës. /IndeksOnline/