75 Mall Live Search
17:37 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Merkel dhe Macron bashkë në konferencë për media: Dialogu Kosovë-Serbi ta marr drejtimin e duhur

Në Berlin vazhdon të mbahet takimi me liderët e Ballkanit.

Para pak minutash në një konferencë për media ka dalë, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Fillimisht Merkel, tha se çështja e Maqedonisë së Veriut mund të shërbejë si shembull se problemet e tilla mund të zgjidhen.

“Sot po diskutojmë për perspektiven e vendeve të Ballkanit Përendimor dhe punën e Komisionit Evropian ku dhe duhet t’iu japim një shtysë të madhe këtyre vendeve.

“Që të japim një shtysë të madhe sepse ky rajon është edhe në interesin tonë, interesin e Bashkimit Evropian. Gjatë darkës do të diskutojmë siç është çështja e Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të shohim se çfarë mund të bëjmë në mënyrë që t’i sjellim në një drejtim të duhur dhe shpresojmë që të kemi një diskutim shpresdhënës që të diskutojmë në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Merkel, transmeton Indeksonline.

“Do të doja t’iu njoftoja se nuk është një informatë zyrtare, takim informal në mënyrë që të diskutojmë çështje të ndryshme por edhe bilaterale. Dua të falenderojë presidentin francez, shpresojë që të kemi një diskutim qenësor në mënyrë që të vazhdojmë me procesin tonë përpara”, ka shtuar tutje ajo.

Ndërsa, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se çështja kryesore e diskutimit gjatë takimit joformal do të jetë Kosova dhe Serbia.

Ai shprehu qëndrimin lidhur me vazhdimin e dialogut mes dy vendeve, duke shtuar se nuk duan të imponojnë zgjidhje për dy shtetet.

“E kemi parë që ka mundësi të zgjidhjeve siç është rasti i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ndodhë kur njerëzit janë të guximshëm. Çështja kryesore e diskutimit do të jetë Kosova dhe Serbia. Duam që të vazhdojnë dialogun. Nuk duam të imponojmë zgjidhje për Kosovën e Serbinë. Shpresojmë që të mos ketë emocione në rrugën përpara dhe vështirësi të reja. Ku ka tensione, duam t’i adresojmë”, deklaroi Macron. /Indeksonline/