75 Mall Live Search
17:56 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Merkel dhe Macron të parin e presin Thaçin

Presidenti i Kosovës, ka qenë lideri i parë, që është pritur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Dyshja Merkel-Macron kanë filluar të presin liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor që sapo ka filluar në Bundeskanzleramt në Berlin.

“Mikpritja gjermano-franceze. Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, nikoqirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në profilin tij në Facebook, derisa në Instagram ka postuar një Video.

Kujtojmë faktin se pak më parë, kancelarja Angela Merkel tha se pak më vonë në këtë samit do të diskutohet për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. /Indeksonline/