75 Mall Live Search
20:11 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet në veri, nesër tërhiqet shorti

Më 19 maj qytetarët e komunave me shumicë serbe do të vendosin për kryetarët, përcjellë Indeksonline.

Pas certifikimit të tri partive, dy prej të cilave shqiptare dhe një serbe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), nesër do të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve.

Tërheqja do të mbahet me fillim nga ora 11  në zyret e KQZ-së.

“Ju njoftoj se nesër (e martë, 30 prill, ora 11:00) do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin për media.

Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviq dhe Zubin Potok, kandidojnë Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Këto zgjedhje kanë ardhur pas dorëheqjes së katër kryetarëve nga Lista Serbe, tre prej të cilëve kanë rikandiduar prapë. /Indeksonline/