Thumbon Klopp: Camp Nou nuk është tempull, thjeshtë fushë futbolli
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka dhënë një deklaratë interesante para ndeshjes me Barcelonën.
Gjermani ka folur rreth ndikimit të stadiumit dhe atmosferës tek futbollistët e tij.
“Camp Nou është thjeshtë fushë e futbollit. Shumë i madh, por prap është vend ku luhet, nuk është tempull” deklaroi Klopp.
Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00. /Indeksonline/