Modelja myslimane thyen barrierat, pozon me burka për “Sports Illustrated”
Ajo është vetëm 21 vjeçe por modelja e famshme Halima Aden është një vajzë që ka thyer barrierat.
Ajo është femra e parë që ka veshur një burka në paraqitjen e “Miss Minnesota”, në ShBA, dhe njëherit edhe modelja e parë që është shfaqur me rroba banje për Sports Illustrated.

Të hënën, Sport Ilustrated ka njoftuar se Aden shfaqet me bikini në formën e burkas, transmeton Indeksonline.

Aden ka pozuar dy herë, dhe kjo është hera e parë që një modele pozon në këtë mënyrë.
Zeshkanja simpatike është fotografuar duke veshur një burka të zezë nga No Ka’Oi dhe një stil shumëngjyrësh nga Cynthia Rowley. /Indeksonline/