Ku ka më së paku të papunë në Zvicër?
Papunësia në vendet e BE-së ka rënë përgjithësisht, megjithëse dallon nga rajoni në rajon.
Sipas raportit të publikuar nga Eurostat, rajonet në Pragë të Çekisë kanë normën më të ulët të papunësisë me 1.3 %, derisa papunësia më e madhe është regjistruar në Mayotte (35.1%) një rajon jashtë Francës, qytetin spanjoll autonom Ceuta (29.0%), e kështu me radhë. Kjo vlen për personat nga 15 deri në 74-vjeç.
Eurostat rendit edhe rajonet e vendeve evropiane me shkallën e papunësisë. Në Zvicër, Qarku i Liqenit të Gjenevës papunësia në vitin 2017 për personat 15-74 vjeç ishte 7.9, derisa në vitin 2018 ishte 7.5.
Në Cyrih ishte vetëm 4.5 % në vitin 2017 dhe 4.3 në vitin 2018. Në Zvicrën Qendrore norma e papunësisë ishte më e ulëta me 2.9 % në vitin 2017 dhe 2.9 në vitin 2018, përcjell albinfo.ch.
Në kantonin Ticino, papunësia ishte 6.1 % në vitin 2017 dhe 6.7 në vitin e kaluar.
Sa i përket personave me moshën 15-24 vjeç, papunësia më e lartë është regjistruar në Qarkun e Liqenit të Gjenevës me 15.7 % në vitin 2017 dhe 16.1 % në vitin 2018.
Edhe te këta persona, papunësia më e ulët është regjistruar në Zvicrën Qendrore me 4.1 në vitin 2017 dhe 4.3 në vitin 2018.