75 Mall Live Search
10:47 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj pritet të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj sot pritet të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Haradinaj është duke qëndruar në Berlin me rastin e Samitit që është mbajtur gjatë ditës së djeshme i organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Gjatë ditës së djeshme Haradinaj është takuar edhe me ambasadorin e amerikan në Gjermani Richard Grenell.