75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person i armatosur në Christchurch

Policia në Zelandën e Re ka arrestuan një 33 vjeçar pasi zbuluan municion dhe një pako të dyshimtë me eksploziv, në një lokacion në
Christchurch .

Në këtë qytet të Zelandës së Re, më 15 mars, një person i armatosur vrau 50 persona brenda dy xhamive.

Policia njoftoi se personi i arrestuar ka poseduar municion dhe mjete shpërthyese brenda veturës së tij. Mirëpo, policia nuk u deklarua nëse ky incident ka ndonjë lidhje me sulmin e 15 marsit.

Zyrtari policor, John Price tha se ekipet e deminimit kanë larguar në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes.

Policia ka evakuuar banorët rreth vendit të incidentit si dhe ka vendosur ndalim-fluturimi në atë zonë.