75 Mall Live Search
14:13 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Historia e 12 futbollistëve tajlandez bëhet serial në Netflix

Historia dramatike e shpëtimit të 12 futbollistëve të ri tajlandez dhe e trajnerit të tyre nga një gropë do të bëhet serial në Netflix.

Vetë Netflixi e ka bërë të ditur këtë lajm. Ata përmes një deklarate kanë treguar që do të bëjnë një mini-serial për storien që mori jehonë në gjithë botën.

Ekipi i “Wild Boars” kishin ngecur në një gropë në një provincë të Chiang Ria me 23 qershor të vitit të kaluar.

Lojtarët ishin mes moshës 11 deri 16 vjeç, kurse trajneri ishte 25 vjeçar./Indeksonline/