75 Mall Live Search
19:21 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Hapja e tunelit të Mitrovicës bëhet nesër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se tuneli i Mitrovicës do të hapet nesër dhe përurimi i këtij tuneli do të bëhet në ora 14:00.

“Të enjten(02.05.2019) pas rinovimit të tërësishëm nga MIT-ja me fillim në ora 14:00, përurohet tuneli në hyrje të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Ky projekt ka kushtuar  afër 380 mijë euro, ndërsa tuneli ka gjatësi 250 metra.

Ndryshe, muaj më parë ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka kërkuar cilësi në punë nga kompania ndërtuese, dhe që ky projekt të punohet me standarde të larta sigurie, e me tërë infrastrukturën e nevojshme.

Lekaj kishte theksuar se tuneli ka rëndësi të madhe për qytetin e Mitrovicës./Indeksonline/