75 Mall Live Search
07:17 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Specialistët e Stomatologjisë protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë ka njoftuar se sot do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, arsyeja e protestës është mos punësimi i tyre në institucionet publike shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore.

Protesta nis në ora 09:30./Indeksonline/