75 Mall Live Search
15:51 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Ylli i Manchester Cityt kapet në Gjermani, në bisedime me dy skuadrat e mëdha

Ilkay Gundogan është fotografuar në Mynhen gjatë ditës së sotme edhe pse skuadra e tij ka zhvilluar stërvitje.

Ylli i Manchester Cityt thuhet se është në bisedime me dy gjigantët e Bundesligës, Bayern Munchen dhe Borusia Dortmund për tu rikthyer në Gjermani.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme për Cityn në rrugën për titullin kampion, ai si duket e ka kuptuar se nuk është në planet e trajnerit.

28 vjeçari u transferua në Premierligë në vitin 2016 nga Dortmund, ku ka zhvilluar 65 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. /IndeksOnline/