Justin Bieber po punon në një projekt ‘top sekret’ me ‘Youtube’
Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber në bashkëpunim me Youtube në një projekt ‘top sekret’.
Zyrtarët ekzekutiv të ‘website’-it përmes një videoje treguan që janë në bashkëpunim me yllin kanadez në një projekt, transmeton Indeksonline.
Ky projekt pritet të lansohet në vitin 2020. Deri më tani asnjë detaj tjetër nuk është dhënë por shefi i Zyrës së Biznesit të Youtubes, Robert Kyncl ka thënë që kjo pritet të jetë videoja më e përfolur ndonjëherë e këtij ‘website’.

25 vjeçari kanadez ka kohë që është ndarë nga bota e shou-bizit për t’u fokusuar në martesën me gruan e tij, Hailey Bieber dhe në shëndetin e tij mental.
Po ashtu, Bieber ka paralajmëruar që së shpejti pritet të lansoj një projekt me Ed Sheeran./Indeksonline/