75 Mall Live Search
17:49 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Këshilltari i Veselit: Një rrenë speciale, marre

Është raportuar sot pasdite se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë ku do të merret në pyetje si i dyshuar.

Ndonëse anëtarët e kabinetit nuk janë përgjigjur menjëherë kur gazetarët kanë kërkuar konfirmim, një orë më vonë ata e kanë demantuar këtë lajm.

Fillimisht Blerand Stavilevci këtë lajm e quajti rrenë, ndërsa Blerim Latifi në rrjetin social ka shkruar: Udhëtimi i Kadri Veselit ne Hagë : Një rrenë speciale, për gjykatën speciale, për llogari të luftës speciale! MARRE.