75 Mall Live Search
20:17 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Memli Krasniqi: Shpifja e sotit ishte turp e përtej turpit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj shpifjeve të ulëta që sot u bënë për Kryeparlamentarin Kadri Veseli, njëherësh lider i PDK-së.

Ai ka porositur tekst shkruesit e lajmit shpifës se dëshira e flaktë e tyre për t’i parë udhëheqësit e luftës çlirimtare në bankën e të akuzuarve është e një e turpshme dhe e njëjtë me dëshirën e Serbisë.

“Duket se dëshira e flakte e disave ne Kosove për t’i pare udhëheqësit e luftës çlirimtare ne bankën e te akuzuarve te Gjykates Speciale eshte aq e madhe sa qe ka mundesi qe as zyrtaret e Serbise s’mund te ju konkurrojne atyre ne kete deshire. Turp, per bese. Pertej turpit! Por, edhe pse ajo dite mund te vije shpejt, mos keni dert se s’njolloset lufta e UCK-se as prej asaj Gjykate, as prej deshirave tuaja e as prej luftes speciale qe e keni nisur tash e sa kohe”, ka shkruar Memli Krasniqi në faqen e tij në Facebook.