Therja me thikë në Suharekë, arrestohet i dyshuari
Një person i dyshuar për therjen me thikë të 20-vjeçarit A.K janë arrestuar, njofton Indeksonline.
Vesel Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, ka bërë të ditur se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor.
Sipas Gashit, në cilësinë e dëshmitarëve në polici janë shoqëruar edhe tre dëshmitarë.
“Pas një pune intensive të njësive policore të stacionit policore të stacionit policor në Suharekë, është arrit që të dyshuarit e këtij rasti të arrestohen dhe të shoqërohen në stacionin policor, është sekuestruar edhe mjeti me të cilin është kryer vepra. Po ashtu në cilësinë e dëshmitarëve të këtij rasti janë shoqëruar edhe tre dëshmitarë”, ka thënë Gashi për Indeksonline.
Rreth orës 19:30 në Suharëke një grup i personave janë përleshur mes vete. Si pasojë një 20-vjecar është therur me thike. Ai është jashtë rrezikut për jetë. /Indeksonline/