75 Mall Live Search
10:12 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Akuza të reja mbi R Kellyn – Federalët po e akuzojnë atë në tre fronte

Federalët në Illionis janë duke i kërkuar kasetat ku shihet këngëtari R Kelly duke abuzuar me të mitura.

Sipas burimeve të TMZ, gjykatësit amerikan janë duke intervistuar të afërm të R Kellyt për t’i gjetur kasetat, transmeton Indeksonline.

Po ashtu federalët janë duke punuar që të akuzojnë Kellyn në tre frone të ndryshme: Trafikim seksual, ikje nga taksat dhe pengim i drejtësisë.

Këngëtari po vazhdon të qëndroj në liri. Përkundër akuzave të shumta ai po vazhdon me karrierën e tij muzikore./Indeksonline/