Shkëndija e Tetovës shpallet kampion në Maqedoninë e Veriut
Skuadra shqiptare Shkëndija e Tetovës është shpallur edhe matematikisht kampion i Maqedonisë Veriore.
Shkëndija nga Tetova, ka fituar me rezultat 0-1 përballë Rabotniçkit dhe kështu është shpallur kampione katër xhiro pa përfunduar kampionati.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën shqiptare, pasi që ata kanë mbrojtur titullin e fituar një vit me parë dhe edicionin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Kampionëve.
Kujtojmë që më meritori për këtë sukses është biznesmeni shqiptar Lazim Destani, i cili ka investuar deri me tani miliona euro.
Ky është titulli i tretë në histori të klubit për klubin shqiptar. /IndeksOnline/