75 Mall Live Search
09:07 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Chris Brown reagon pas statusit që Justin Bieber bëri për të!

Justin Bieber bëri një status në Instagram ku krahasoj këngëtari dhe reperi i njohur, Chris Brown me dy legjendat e muzikës, Michael Jackson dhe Tupac Shakur.

“Çdo kush dëshiron që të pres deri sa njerëzit të vdesin që të iu japin atë që meritojnë, Unë po iu bëjë thirrje tani që kur Chris Brown të vdes, juve do iu mungojë se çfarë keni pasur përpara vetës gjatë gjithë kohës, më besoni , njerëzit që kanë lënë anash talentin e këtij njeriu për shkak të një gabimi që ai ka bërë … ju duhet të rivlerësoni! Të dua” ishin fjalët e Justin Bieber.

Kjo deklarat e Bieber u përkrah edhe nga emra të tjerë të muzikës si, J Balvin, Nicki Cannon, Sean Kingston and Marlon Wayans, The Game.

Pas këtij postimi të Justin, ka reaguar edhe vet Brown.

“Unë të dua njeri. Faleminderit që besove tek unë. Ti shkëlqen dhe zemra jote është e pakrahasueshme. Ti je një mbret por më e rëndësishmja është se ju vërtetë frymëzoni të tjerët dhe krijoni mundësi të pafundme, jam me ty deri në fund dhe ne kemi disa gjëra të reja rrugës”, u shpreh Chris Brown ndaj këngëtarit kanadez.

Brown së shpejti pritet të lansoj albumin e tij të ri i cili përmban bashkëpunime me Tygan, Drake, Nicki Minaj dhe Justin Bieber./Indeksonline/