Ministria e Diasporës furnizohet me dhurata protokollare
Ministria e Diasporës për këtë muaj ka kurorëzuar kontratën e radhës.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizimi me dhurata protokollare”, këtij institucioni i ka kushtuar 5.850,00 euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Lekë Berisha B.I”, shkruan Indeksonline.
Në kontratë nuk është se përmenden produktet me të cilat do të furnizohet ky institucion.
Kohëzgjatja e kontratës është e vlefshme për gjithsej 12 muaj, derisa tutje bëhet me dije se vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 6.000.00 euro. /Indeksonline/


