Liverpool jep një lajm të rëndësishëm për Salah para ndeshjes me Barçën
Mohamed Salah pësoi një lëndim në kokë në ndeshjen e fundit në ligë kundër Newcastle.
Liverpool ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se egjiptiani do tu nënshtrohet kontrolleve të fundit para se të vendoset nëse është i gatshëm të luaj kundër Barcelonës nesër në mbrëmje.

“Mohamed Salah do të nënshtrohet vlerësimit të mëtejshëm nga stafi mjekësor i Liverpoolit të hënën për të përcaktuar nëse ai është në gjendje të shfaqët në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në Anfield”, thuhet në njoftim.
Fundi i sezonit po rezulton i dhimbshëm për Salah, i cili edhe vitin e kaluar u lëndua në finale të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/