Thjeshtë fantastike, çifti viziton 33 shtete brenda një viti për ‘Muaj të Mjaltit’
Në takimin e tyre të parë, Nick dhe Zoe Aust, kishin bërë shaka se si do të udhëtonin në gjithë botën nëse lidhja e tyre e dashurisë do të funksiononte.
Pasi u martuan dy vjet më vonë, ata vendosën që ta realizojnë atë që e kishin thënë dikur – ëndrrën e tyre për të udhëtuar nëpër vende të ndryshme të botës.
Nick dhe Zoe lanë punët e tyre dhe udhëtuan në muajin e mjaltit që zgjati hiç më pak se 10 muaj dhe ku vizituan katër kontinente dhe 33 shtete.
Por, ky udhëtim ishte unik edhe për diçka tjetër. Ata vendosën që në secilin vend që e vizitonin t’i thonin njëri-tjetrit edhe njëherë “PO” duke u betuar për dashurinë e përjetshme.
Në të gjitha vendet e mrekullueshme që vizituan, çifti realizuan fotografi të jashtëzakonshme, madje Zoe e kishte pothuajse gjithmonë të veshur edhe fustanin e bardhë.
“Pse jo? Jeta është e shkurtër. Visheni fustanin e bardhë përsëri dhe përsëri”, ka thënë ajo.
Më poshtë po ju sjellim disa prej vendeve më të bukura në botë përmes “syrit” të këtij çifti që na ka inspiruar me udhëtimin e tyre.
33. Paris, Francë
32. Muri i Madh Kinez
31. Mauritius
30. Cappadocia, Turqi
29. Mali Everest, Nepal
28. Romë, Itali
27. Marrakesh, Marok
26. Batu Caves, Malajzi
25. Barcelonë, Spanjë
24. Shri Lankë
23. Kotor, Mali i Zi
22. Cape Town, Afrika Jugore
21. Vjenë, Austri
20. Shkretëtira Judaean, Izrael
19. Praslin, Seychelles
18. Dubrovnik, Kroaci
17. Lauterbrunnen, Zvicër
16. Singapur
15. North Malé Atoll, Maldive
14. Dubai
13. Victoria, Australi
12. Bali, Indonezi
11. Giza, Egjipt
10. Santorini, Greqi
9. Arashiyama Bamboo Forest, Japoni