75 Mall Live Search
23:25 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Kryetari i Gjilanit e quajti gjyqtarin kriminel, Munishi kërkon reagim nga FFK-ja

Trajneri Ismet Munishi, ka thënë se organet kompetente të FFK-së duhet t’i marrin shumë seriozisht deklaratat e kryetarit të Gjilanit, Florim Zuka, i cili pas ndeshjes me Ballkanin ka shpërthyer në akuza ndaj gjyqtarëve.

“Fjalët e kryetarit Zuka duhet të merren seriozisht. Duket se referimi nuk ka qenë në nivel”, deklaroi Ismet Munishi në RTV Dukagjini.

Gjilani humbi në xhiron e 30 nga Flamurtari me shifrat 1:0 dhe tashmë rrezikon barazhin.

Zuka pas ndeshjes ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Kreshnik Vula.

“Nuk kam koment, nuk di çka të them s`ka mbetur asgjë për të thënë, gjyqtari i sotëm Kreshnik Vula, më tepër i ka ngjarë një krimineli i cili kishte udhëtuar kryekëput për ta vulosur fatin e kësaj ndeshje. Le ta dinë të gjithë dashamirët e futbollit në Kosovë dhe njerëzit e FFK-së, që ti marrin masat e duhura ndaj këtij gjyqtari dhe shumë matrapazëve tjerë të këtij lloji që i thonë vetës gjyqtarë për ndarjen e drejtësisë të cilët janë turpi i gjyqtarëve të Kosovës”, ka deklaruar Zuka.