Rita Ora dhe Dua Lipa, dy artistet kosovare që shkëlqyen në “Met Gala”
Rita Ora dhe Dua Lipa kanë qenë të pranishme në mbrëmjen e madhe të modes “Met Gala”, e cila është mbajtur në Nju Jork.
Sikurse Rita ashtu edhe Dua janë paraqitur me fustana të gjatë, shkruan Indeksonline.
Fustani i Orës është krijuar nga Marc Jacobs, kurse ai i Lipes nga Versace.

Dy artistet në fjalë janë shfaqur kaq bukur dhe thjeshtë, pa u ekspozuar shumë. /Indeksonline/

