75 Mall Live Search
11:04 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

A e kopjon Sokoli – Mourinhon?

Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli, është pyetur në RTV Dukagjini, rreth ngjajshmërisë me trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Sokoli ka thënë se nuk mendon se mendon se përngjan me ndonjë trajner.

“Nuk mendoj se ngjasoj me Jose Mourinhon apo ndonjë trajner. Unë jam vetvetja dhe nuk e kam menduar një gjë të tillë”, theksoi Bylbyl Sokoli.

Trajneri kosovar erdhi në krye të Ferizajit në fillim të edicionit pranveror dhe në 4 ndeshjet e fundit ka 4 fitore duke e larguar skuadrën nga zona e barazhit. /Indeksonline/