75 Mall Live Search
17:58 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Shikoni se si duket nga brenda parku i parë botëror mbi vizionin e Kur’an-it

Në Dubai është bërë hapja e parkut të parë botëror mbi vizioni ne librit të shenjtë Kur’an-it.

Ky park është hapur ditë më parë dhe është vendi ku gjenden të gjitha bimët e përmendura në Kura’an.

Ky park thuhet se shtrihet në mbi 64 hektarë tokë dhe kompleksi përfshin sheshin e lojërave për fëmijë, teatrin në natyrë, burime, kopshte në shkretëtirë, një oazë me pallma, një liqen, vrapim, ecje dhe shtigje, si dhe një tunel të gjatë në të cilin janë vendosur ekrane ku tregojnë historitë dhe mrekullitë e Kur’an-it.

Projekti ka kushtuar rreth 7.300.000 dollarë dhe ka për qëllim edukimin e publikut në lidhje me librin e shenjtë të Islamit, mrekullitë dhe mesazhet që përcjell ai të shoqëruara me audio dhe efekte vizuale/Indeksonline/