Pas arrestimit Loredana nuk bëhet rehat, bllokohen të gjitha komentet në llogarinë e saj
Autoritetet zvicërane po akuzojnë Loredana dhe Berat Zefin se mashtruan një çift duke u zhvatur 900.000 franga.
Ndërkohë që lidhur me këto akuza, reagimet kanë qenë të shumta, shkruan Indeksonline.
E pas raportimeve të shumta nga ana e mediave, dikush është kujdesur që të bllokojë të gjitha komentet në Instagramin e reperes kosovare. Madje e njëjta llogari është mbyllur për disa minuta, për tu lëshuar më pas.

Në fotografitë e Loredanës askush nuk mund të komentojë në asnjë prej fotografive, poashtu komentet e mëparshme janë fshehur të gjitha.
Nuk dihet nëse një veprim i tillë është ndërmarrë nga Loredana apo Policia Zvicerane, megjithatë duket se arsyeja e qartë e ndalimit të këtyre komenteve ka qenë mos-çasja e komentuesve lidhur me ngjarjen në fjalë./Indeksonline/