Arrestohen dy persona, u kapen duke bartur 15 kafshë ilegalisht
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Viti, të cilët janë kapur duke bartur kafshë pa dokumente.
“Njësiti patrullues në bazë të urdhëresës ka kontrolluar dy kamionë të cilët i drejtonin dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të cilët kishin të ngarkuar 15 kafshë pa dokumente përcjellëse”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje. /Indeksonline/