10 makinat më të lira me sigurinë më të lartë që mund të blini në 2019
Rripi i sigurimit me tre pika u krijua për herë të parë nga Volvo në 1959, dhe më shumë se një milion njerëz i kanë mbijetuar aksidenteve falë shpikjes 60-vjeçare.
Volvo ishte gjithashtu prodhuesi i parë që vendosi rripin e sigurimit si standard, në vitin 1963.
Është e lehtë të thuash që siguria nuk ka çmim, por kur vjen puna tek blerja e një makine të re, nuk është nevoja të shpenzoni edhe aq shumë për të mbrojtur veten tuaj në rrugë.
Të gjitha 20 makinat që do të përmendim më poshtë, ju është dhënë vlerësimi maksimal me pesë yje për sigurinë nga Euro NCAP, dhe që kushtojnë më pak se 25,000$.
Si vlerësohet siguria?
E themeluar në vitin 1997, Euro NCAP ka sfiduar prodhuesit e automjeteve që të marrin seeriozisht sigurinë.
Makinat e reja janë subjekt i një sërë testimesh përplasjesh, dhe në bazë të këtyre testimeve, Euro NCAP i vlerëson këto makina nga 1 në 5 yje.

Ndërkohë që teknologjia e sigurisë ka ndryshuar ndër vite, edhe procesi i vlerësimit ka ndryshuar. Kjo do të thotë që është më e vështirë që një makinë e 2019-ës të marrë vlerësimin me 5 yje krahasuar me si ishte në vitin 2019.
Lista jonë përmban makina të testuara që nga viti 2013, ndërkohë që makinat të cilat nuk janë më në prodhim janë përjashtuar nga lista.
Skoda Fabia
Skoda i kushton një rëndësi të madhe sigurisë. Edhe modeli më bazik i Fabia supermini, do të kujdeset për ju, pavarësisht kostos 16,000$. U vlerësua si marka më e mirë në vitin 2014. Euro NCAP vuri në dukje se hapësira e pasagjerëve tek Fabia mbetet stabile në ndikimin frontal, me mbrojtje të mirë të kokës dhe këmbëve. Prerja S e nivelit fillestar nuk ka kondinim ajri dhe navigim satelitor, por ju mund të shtoni një monitor për vendet e verbra si dhe ndihmësin për vendet me malore.
Toyota Yaris
Aktualisht në zbritje prej 690$ nëse e porosisni deri më 30 Qershor 2019, Toyota mori vlerësim maksimal kur u testua në vitin 2017. Paketa Safety Sense e Toyota përfshin sistemin para-përplasjeve me frenim emergjent automatik, dritat e forta automatike dhe lajmërimin për lënien e korsisë, dhe është standarde në të gjithë rangun. Të gjithë modelet përveç nivelit fillestar Yaris Active kanë ndihmësin për asistencë rrugore. Dhe kushton vetëm 17,000$.
Honda Jazz
Ndoshta nuk është aspak befasuese që Honda Jazz ka arritur një performancë të fortë kur u vlerësua nga Euro NCAP në vitin 2015. Vlerësimi i sigurisë së udhëtarëve me 93% ka tejkaluar madje edhe modelin e fundit të Civic. Makina ka mbrojtje të mirë kundër goditjeve të kokës për pasagjerët e përparmë dhe të pasmë. Sistemi automatik i frenimit në qytet është standard në të gjitha modelet, duke përfshirë edhe versionin më të lirë S që kushton vetëm 19,100$.
Seat Ibiza
Me një vlerësim prej 95% për mbrotjen e udhëtarëve gjatë përplasjeve, Seat Ibiza vjen me një airbag, teknologjinë e ndihmësit të frenimit, dhe madje funksionin e limitit të shpejtësisë, të gjitha standade. Tani që modeli më i lirë S nuk është më i disponueshëm, niveli fillestar SE është edhe më tërheqës me rrotat 15-inç, ekrani me prekje 6.5-inç, dritat LED të ndezura edhe gjatë ditës dhe ngjyrën metalike.
Citroen C3 Across
Nëse po kërkoni një arsye për një vlerësim të C3 Across më të mirë ndaj standardit C3 Supermini, fakti që ky version ka marrë një vlerësim me pesë yje për sigurinë në rrugë është një arsye e fortë. Ndërkohë që pikët 85% për mbrojtjen e të rriturve dhe 82% për mbrotjen e të rriturve, ishin më të vogla se ato të arritura nga C3, C3 Aircross performoi më mirë në sigurinë e këmbësorëve dhe kategoritë e paketave të sigurisë. Çmimi fillon nga 20,390$.
Ford Fiesta
E testuar në vitin 2017, Ford Fiesta mori vlerësimin 87% në mbrojtjen e të rriturve dhe 84% në mbrotjen e fëmijëve. Një vlerësim prej 60% për ndihmësin e shoferit lë për të dëshiruar, por paralajmërimi për lënien e korsisë dhe ndihmësi për mbajtjen e korsisë ishte standard në të gjithë rangun. Fatkeqësisht, frenimi emergjent automatik kushton ekstra. Ford Fiesta Zetec ka një çmim prej 20,500$.
Volkswagen Polo
Volkswagen Polo ka një reputacion të fortë dhe të besueshëm për të mbajtur, prandaj një vlerësim me 5 yje nga Euro NCAP ishte pothuajse i garantuar. Vlerësimi prej 96% për mbrotjen e të rriturve ështl një rezultat mbresëlënës për një supermini. Vetëm modele më të mëdha dhe më të shtrenjta si Mitsubishi Eclipse Cross, Alfa Romeo Stelvio dhe Volvo XC60 shënuan pikë më të larta në 2017-ën. Të gjithë modelet Polo kanë standard frenim emergjent automatik, por edhe sisteme të tjera janë opsionale. Çmimet fillojnë nga 20,650$.
Hyundai i30
Nuk është e habitshme që Hyundai i30 e fundit vjen me sistemet e sigurisë standarde. Këtu përfshihen frenim automatik, paralajmërim për lënien e korsisë, ndihmësi për mbajtjen e korsisë, dhe një kamera me pamje nga larg që skanon përplasjet potenciale. Të gjitha këto janë standarde edhe në modelin më të lirë që kushton 22,450$.
Renault Megan
Një tjetër Renault me 5 yje të vlerësuar nga Euro NCAP. I testuar në 2015-ën, Megane u sigurua që reputacion i markës franceze të mbahej, duke shënuar pikët 85% për mbrojtjen e të rriturve. Madje edhe siguria e këmbësorëve u vlerësua me 71%. Çmimet fillojnë nga 23,360$.
Ford Focus
Testuar në 2018-ën, Ford Focus i ri shpërndau një set rezultatesh të forta, ku asnjëri nuk ishte poshtë 72% në të katër kategoritë. Prindërve do t’ju pëlqejë fakti që mbrojtja e fëmijëve shënoi pikët 87% – 2% më shumë se mbrojtja e të rriturve. Focus ka tre radarë, dy kamera dhe 12 sensorë ultrasonic – më shumë se të gjithë Ford-ët në historinë e markës. Kushton 24,000$, por tani është i disponueshëm versioni si crossover, Focus Active. /Auto Ekspress