Klopp nuk është eliminuar asnjëherë me dy ndeshje në Evropë
Jurgen Klopp ka bërë një sensacion në futbollin modern duke përmbysur avantazhin prej 3-0 të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Trajneri gjerman nuk është eliminuar asnjëherë në Evropë në fazën me dy ndeshje, shkruan Indeksonline.
Kjo është hera e tretë që arrin të kualifikohet në një finale evropiane.
Në vitin 2016 ai arriti në finale të Europa League duke u mposhtur nga Sevilla, ndërsa vitin e kaluar në finale të Ligës së Kampionëve u mposht nga Real Madrid.
Këtë vit Klopp do të ketë përballë Ajaxin ose Tottenhamin që sonte takohen në ndeshjen e kthimit. /IndeksOnline/