Zjarrfikësit intervenojnë për t’i nxjerrë jashtë veturave të lënduarit në aksidentin Prishtinë-Gjilan
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.
Madje si pasojë e dëmeve materiale që pësuan veturat gjatë aksidentit, pjesëtarët e Zjarrfikësve janë detyruar që të intervenojnë për të nxjerrë nga vetura të lënduarit.
Në pamje të dërguara në redaksi të Indeksonline shihet se si kanë përfunduar veturat e aksidentuara në këtë rast./Indeksonline/