75 Mall Live Search
20:55 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Fruti që shërben si viagra natyrale

Me këtë verë të nxehtë, rritet dëshira për pije freskuese me shije frutash.

Një nga frutat me të shijshme dhe me përfitime të shumta shëndetësore është shalqiri, e ky frut ka benefite veçanërisht për meshkuj.

Sipas disa studimeve të ndryshme, thuhet që shalqiri është një “viagra natyrale”.

Të dhënat nga disa hulumtime tregojnë që citruline (një aminoacid që gjendet tek shalqiri) mund të trajtojë impotencën seksuale tek meshkujt, pa shkaktuar asnjë efekt anësor.

Për meshkujt që nuk vuajnë nga impotenca seksuale, cirtuline shërben si një përmirësues i qarkullimit të gjakut. Gjithçka që është e mirë për qarkullimin e gjakut, është gjithashtu e mirë edhe për jetën seksuale.

Përveç përfitimeve në jetën seksuale, shalqiri gjithashtu ka përmbajtje te larte te vitaminës C dhe kaliumit.