Vuçiq bën “të fortin” refuzon të fotografohet me Ilir Metën
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka bërë një skandal gjatë punimeve të Samitit të Brdo-Brijunit duke mos pranuar të bëjë foto me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ishte edhe pritësi.
Ai ishte i vetmi që refuzon të bëjë fotografi edhe pse në vend ndodheshin homologu slloven, ajo kroate dhe Ilir Meta.
Në videon e mësipërme shihet momenti kur Vuçiq ikën, ndërkohë që të tjerët bëjnë fotografi.