Arrestohet një person në aeroport, për keqpërdorim të kartelave
Policia e Kosovës ka njoftuar se në aeroportin “Adem Jashari” është arrestuar edhe një person të dyshuar për krime kibernetike.
Përkatësisht, Njësia e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka arrestuar personin në fjalë nën dyshimin për lëshim të çeqeve pa mbulesë dhe keqpërdorim të kartelave.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Indeksonline/