75 Mall Live Search
13:11 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Të rinjtë kosovarë me aktivitet të veçantë për Ditën e Evropës, shikoni pasaportën që krijuan!

Sot shënohet Dita e Evropës. Me këtë rast disa të rinj kosovarë zgjodhën që të realizojnë një aktivitet mjaft të veçantë.

Të rinjtë dolën tek sheshi ‘Skenderbeu’ në Prishtinë ku me vete patën një pankartë të madhe ku në të ishte realizuar ‘Pasaporta’.

E për këtë aktivitet studenti And Arifi tha se vazhdimësi i disa aktiviteteve të realizuara më herët.

“Pra po flasim për mos-liberalizimin e vizave si një padrejtësi që i bëhet shtetit tonë si të vetmit në Ballkan.Në kuadër të këtij aktiviteti  ne kemi bërë një Pasaportë e cila nuk ka aspak vlerë dhe këtu e kemi ilustruar me disa fotografi që japin mesazhin e tyre dhe ku shohim se historia e Kosovës ishte edhe në vitin 2015 kur ndodhi edhe eksodi i madh, se si kanë ndodhur raste ku për shkak të mos mundësisë së lirisë së vizave kanë ndodhur shumë raste të ndryshme.Ka pas njerëz që janë larguar për një jetë më të mirë dhe shohim mundësi të tjera po që se do të kishim vizat”, tha Arifi, transmeton Indeksonline.

Tutje ai tha se si studentë e kanë ndjerë të nevojshme që sot të bëjnë një paraqitje të tillë.

Të rinjtë në këtë rast i ka përshëndetur edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj./Indeksonline/