Birra Carlsberg me prodhim të veçantë për përkrahësit e Liverpool-it
Birra e njohur Carlsberg ka bërë një ndryshim drastik së fundi.
Pas fitores së Liverpool ndaj Barcelones, Carlsberg ka vendosur që tifozët e të kuqve të kenë edhe paketimin e birrës me të njëjtën ngjyrë.
Padyshim se fitorja e Liverpool ndaj Barcelonës ishte vendimtare që anglezët të shkojnë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe kjo rëndësi ndikoi edhe në ndryshimin e birrës, transmeton Indeksonline.

Është hera e parë që birra është shndërruar në shishe të kuqe për të festuar për këtë ekip të futbollit.
E padyshim se tifozët mezi presin momentin kur do të pijnë pijen e njohur alkoolike e cila u bë ekstra për fansat.
Nga kompania e birës kanë njoftuar se interesimi për këtë lloj është rritur në masë të madhe që nga fitorja ndaj Barcelonës./Indeksonline/
