Arrestimi i Kastriot Shalës, prapaskenat: Nxorri armën … !
Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin e shumë kërkuar, hajnin- Kastriot Shalën.
Burim të Indeksonline bçjnë të ditur se ai është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë. Mirëpo, çfarë ndodhi pak para prangosjes.
Burime e Indeksonline tregojnë se Kastrioti nxori revolën dhe ka tentuar të shkrep në drejtim të forcave policore. Derisa këta të fundit e arrestuan hajnin nga Truda e Prishtinës.

“Mund të konfirmojmë se pas hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale të njësiteve policore, sot rreth orës 15:30 në Hajvali është arrestuar i dyshuari (K.Sh.) i cili ka qenë në arrati dhe në kërkim policor” ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

I dyshuari i cili gjendej me një veturë të tipit Golf 7, kur është ndaluar nga policia ka qenë në posedim të një arme me një karikator në brez si dhe një karikator e kishte brenda në veturë.

Shala bashkë me dy të dyshuar të tjerë dyshoheshin për disa raste të grabitjeve të armatosura dhe janë konsideruar si persona me rrezikshmëri të lartë.
