75 Mall Live Search
19:12 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Avokati i Loredanës ofroi 350 mijë franga si kompensim për çiftin zviceran

Pas një hetimi për mashtrim që ishte nisur kundër reperes shqiptare Loredana, avokati i saj i ofroi çiftit zviceran 350.000 franga për të shlyer borgjin që ata kishin ndaj tyre.

Të mërkurën në ora 21.53 Petra Z. mori një telefonatë nga avokati Loredanas.

Fillimisht avokati ofroi 200.000 franga. Kur ajo refuzoi, ai ofroi shifrën prej 350.000 franga. “Unë refuzova përsëri, sepse i dhashë Loredans dhe vëllai i saj Berat më shumë se dyfishin e parave që ata ofronin”, tha Petra Z.

Avokati i Loredanas konfirmoi për gazetën  zviceranë ‘20 minuten’ se klienti i tij i kishte ofruar familjes së dëmtuar një kompensim prej 350,000 franga. Kjo në kuptimin e një shlyerje të borxhit për vëllanë e saj, i cili fillimisht ishte përfshirë në rastin e mashtrimit. Negociatat e marrëveshjes janë duke u zhvilluar midis palëve.

Autoritetet zvicerane po akuzojnë Loredana dhe Berat Zefin se mashtruan Petra Z. dhe bashkëshortin e saj  duke u zhvatur 900.000 franga./Indeksonline/