ESPN: Hazard dëshiron që marrëveshja me Real Madridin të përfundojë sa më shpejt
Sipas prestigjiozes “ESPN”, Eden Hazard është duke kërkuar largimin drejt Real Madridit dhe gjitashtu thuhet se dëshiron që nënshkrimi të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Ylli i Chelseas ka qenë i lidhur me “Los Blancos” për disa kohë, pasi që ai është duke kaluar vitin e fundit që i ka mbetur në kontratën e tij në Stamford Bridge.
Largimi i Hazard drejt Madrit gjatë verës është vetëm punë kohe, por Chelsea është duke refuzuar ofertat nga Real Madridi me një tarifë më pak se 100 milionë euro. /IndeksOnline/