75 Mall Live Search
23:20 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Pas krahasimit të djalit të Harryt dhe Meghan me shimpanzë, largohet nga puna prezantuesi i BBC Radio

Prezantuesi i BBC Radio është larguar nga puna për shkak se u tallë me fëmijën e çiftit mbretëror, Princ Harry dhe Meghan Markley.

Danny Baker kishte bërë një postim ku kishte krahasuar fëmijën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex me një shimpanzë derisa një çift e mbanin për duar.

“Foshnja mbretërore duke u larguar nga spitali” ishte përshkrimi i fotografisë që Baker kishte bërë, ai më pas e fshiu postimin e tij duke kërkuar falje me arsyetimin se kjo i ishte dukur argëtuese dhe se qëllimi i tij nuk ishte ofendues.

Kjo ishte një arsye e mjaftueshme që ai të largohej nga puna, shefat e BBC-së u shprehën se aji kishte bërë një gabim mjaft serioz me këtë krahasim./Indeksonline/