Emrat e personave tjerë që u kapën dje me Kastriot Shalën, dërgohen në mbajtje
Një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës ka bërë që të kapet personi i shumëkërkuar, Kastriot Shala. Indeksonline dje raportoi ekskluzivisht për këtë rast që ndodhi në dalje të Prishtinës.
Burime e Indeksonline bëjnë të ditur se bashkë me Kastriot Shalën ishin edhe Arbnora Bunjaku, Etnik Mustafa e Rinor Demi.

Pavarësisht se tentoi të rezistoi duke përdorur edhe një armë, Kastriot Shala është arrestuar dje.
Indeksonline mëson se që të gjithë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Kastriot Shala dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa vjedhje e grabitje të kryera në vend bashkë me një grup plaçkitësish./Indeksonline/